HomeShowbiz

Loredana lë pas skandalin, vjen me një surprizë për fansat

Kohët e fundit këngëtarja e njohur Loredana Zefi, ka qenë kryefjala e mediave shqiptare, por jo vetëm pas zbulimit të një mashtrimi, për të cilin këngëtarja u shoqërua në polici.

Ndërkohë, ndërsa nuk ka kaluar shumë kohë nga ngjarja e pakëndshme që ndodhi, duket se reperja ka hedhur pas krahëve gjithçka. Ajo ka paralajmëruar këngën më të re, e cila është një bashkëpunim me partnerin e saj Mozzik dhe reperin Dardan.

Loredana publikoi në Instagram një foto ku shfaqet ajo, partneri i saj Mozzik dhe reperi Dardan, një prej më të klikuarve në Gjermani. Ndërkaq, Loredana vijon të jetë në hetim për disa akuza ndër të cilat, veç zhvatjes me mashtrim të 900 mijë frangave, edhe një se është shtirur si vajza e avokatit zviceran Valentin Landmann.


TË NGJASHME