HomeShowbiz

Loredana: Lekët nuk janë marrë me mashtrime

Sikurse paralajmëroi edhe më herët Loredana doli sot në konferencë rreth orës 14:00 së bashku me dy avokatët  për t’i dhënë përgjigje të gjithë akuzave që janë bërë ndaj saj, gjatë këtyre ditëve.

Loredana nuk ndodhej vetëm. Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mozzik i cili e mori disa herë fjalën gjatë konferencës.

“Prej asnjë personi nuk janë marrë paret me mashtrime. Paret janë marrë me vullnet të palës tjetër. Ajo e ka pranu dhe e ka bërë me dëshirën. Ky sen ka fillu në 2016-tën. Në 2018-tën, Zefi janë në këtë punë brenda, më kanë tregu që në 2018-tën është mundësia me mbyllë këtë rast. Unë nuk e di çka kanë bo këta persona mes vete, pse nuk është mbyll ky rast. Në 2018-tën kur e kam marr vesh kam qenë në gjendje me i ndihmu, palës time, familjes që është mbi të gjitha. Nuk më interesojnë mediat, muzika, kurgjo kur është pyetja familja ime”, u shpreh Loredana gjatë fjalës së saj.

Nga ana tjetër Mozzik sqaroi se çdo akuzë e thënë për Loredanën nuk është e vërtetë dhe se do ta mbështesë bashkëshorten e tij deri në fund për këtë çështje.


TË NGJASHME