HomeShowbiz

Loredana me xhaketë 4000 euro në klipin e ri

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, shquhet për dukjet atraktive e po ashtu edhe për stilin veçantë.

Biondja, e cila vetëm në Instagram numëron 2.7 milionë ndjekës, nuk heziton që të ndajë me fansat imazhe dhe video të ndryshme.

Së fundmi, ajo publikoi projektin e ri “Angst” apo në shqip “Frikë”, në të cilin vjen me veshje të ndryshme dhe mjaft unike.

Është pikërisht një xhaketë e markës ‘Balenciaga’ që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në klip, e cila kap shifrën e 3.990 mijë eurove.

Kjo u publikua në faqen “What They Wearin”, faqe kjo që zbulon dhe promovon veshjet e yjeve shqiptare.

Në projektin e ri të Lorit përfshihet edhe ish-bashkëshorti i saj, reperi Mozzik, me të cilin u nda në vitin 2019.

Përkundër raportit që kanë, ajo edhe në këngë thotë se ka respekt për Mozzik pasi është babai i vajzës së saj.


TË NGJASHME