HomeShowbiz

Loredana ndryshoi ngjyrën e flokëve për Noizyn/ Bashkëpunimi i tyre shkon në tjetër nivel

Në fillim të kësaj vere Noizy dhe Loredana bashkuan forcat për të sjellë super hitin “Heart Attack”, i cili numëron miliona klikime në platformën Youtube. Mirëpo bashkëpunimi i tyre nuk përfundon me kaq dhe dyshen do e shohim sërish bashkë.

Sipas mediave rozë nga Kosova, mësohet se Loredana do të jetë protagonist në klipin e radhës nga Noizy. Madje edhe ndryshimi i ngjyrës së flokëve nga bjonde në të kuqe me sa duket është bërë pikërisht për këtë shkak.

Që nga publikimi i këngës së tyre, në media është përfolur gjatë për një afrimitet më shumë se sa thjesht kolegë, por si Noizy ashtu edhe Loredana e kanë mohuar një gjë të tillë.


TË NGJASHME