HomeShowbiz

Loredana s’do t’ja dijë për llogaritë e bllokuara, reperja bën blerjen luksoze

Teksa hetimet mbi reperen Loredana vazhdojnë, vetëm pak ditë më parë autoritetet zvicerane vendosën një dënim për të. Për shkak se pasuria në llogaritë e saj bankare dyshohet të ketë prejardhje jo ligjore, prokuroria vendosi t’i bllokojë artistes aksesin në llogaritë e saj.

Por duket se ky veprim nuk ka ndikuar aspak te reperja. Loredana së bashku me partnerin e saj, Mozzik, i bënë vetes një dhuratë super luksoze.

Nëpërmjet disa fotove dhe vidove në ‘Instastory’, çifti na kanë prezantuar me “pjesëtaren’” më të re të familjes dhe bëhet fjalë për një veturë luksoze të markës “Mercedes” të cilën e kanë marrë në Luzern.


TË NGJASHME