HomeShowbiz

Loredana shuan çdo dyshim pas lajmit për lidhjen me reperin gjerman

Loredana Zefi u përfol dje për një lidhje me reperin e njohur gjerman Bonez!

Shkak u bënë postimet e njëjta të dyshes, ku shfaqeshin në një automjet luksoz, duke shijuar muzikën e Rihanna-s.

Por pak orë pas këtij, lajmi ka qenë vetë Loredana që ka reaguar me disa postime të njëpasnjëshme në Instastory.

Ajo tregon se ka shoqëruar reperin gjerman, në koncertin e tij madhështor, pas marrjes së një çmimi të rëndësishëm, “Best live act”.

Loredana e ka filmuar gjatë performancës reperin në fjalë dhe postimet i ka shoqëruar me emoji zemrash, sikur të mos i interesonte fare se çfarë thuhej për të në media.

Reperja shqiptare ka vetëm pak kohë që i ka dhënë fund marrëdhënies me Mozzik, me të cilin ka edhe një vajzë dhe vëmendja ndaj saj është rritur tashmë.


TË NGJASHME