HomeShowbiz

Loredana vendos pikën mbi “i”, tregon arsyen e ndarjes nga Mozzik

Ndarja e Mozzik dhe Loredanës pak kohë pasi u bënë prindër të një vajze, Hanës kanë qenë në fokus të mediave.

Kanë qarkulluar shumë lajme mbi arsyen e ndarjes së çiftit, që dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe sikur do ishin gjithmonë bashkë.

Por gjithçka mes tyre përfundoi shpejt dhe për me tepër me një foshnje në mes.

Asnjë prej tyre nuk ka folur deri më sot mbi arsyen e ndarjes dhe duket se Loredana më në fund do zbulojë diçka.

Reperja, në promon e një intervistë ekskluzive që ka dhënë për emisionin NIN që do transmetohet të hënën, rrëfeu detaje nga jeta e saj personale që nga vdekja e babait, sëmundja e nënës me kancer dhe ndarja nga bashkëshorti.

“Për mua nuk ka pasur asnjë arsye për tu ndarë nga Mozzik,”- dëgjohet ajo duke thënë.

Për të zbuluar më shumë do të na duhet të presim për intervistën e plotë.

Ndërkohë Loredana përflitet se është në një marrëdhënie me reperin gjerman, Bonez MC.

Ajo i ka hedhur shumë herë “benzinë zjarrit”, por ende nuk ka konfirmuar nëse është e vërtetë apo jo.


TË NGJASHME