HomeShowbiz

Lorena Halitin gjithmonë e shohim duke buzëqeshur

Është fjala për bukuroshen shqiptare Lorena Halitin, e cila po vazhdon të bëjë karrierë në Amerikë. Zeshkania e bukur u bë e njohur në saje të titullit të vitit 2013, “Miss Idaho Teen USA”.

Ajo shihet gjithmonë e hareshme dhe buza gaz sa herë që shfaqet me imazhe të reja në rrjetet sociale.

Kjo nuk është rastësi dhe nuk e bënë për foto, pasi që bukuroshja thotë se në shumtën e rasteve mund ta shohim kështu në jetën e përditshme.

“Kush më njeh mua, kjo jam unë në 99 për qind të kohës. Gjithmonë e buzëqeshur”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Lorena.

Haliti së fundi ka publikuar një numër të madh të imazheve seksi nëpër mediat sociale teksa shihet tejet e hijshme, e cila gjë i ka rënë në sy futbollistit francez, Kylian Mbappes, i cili ka filluar ta ndjek për së afërmi.


TË NGJASHME