HomeLajmi i Fundit

LSI pa përfaqësues, seanca vijon/ Merret në shqyrtim padia për Shkodrën

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e sotme për të shtyrë seancën për shqyrtimin e padisë për zgjedhje në Shkodër.

Seanca u zhvillua edhe pse nuk ishte i pranishëm përfaqësuesi i LSI, por kjo nuk u konsiderua si shkak për të shtyrë seancën nga Kolegji, pasi LSI ka qënë në dijeni të gjithçkaje dhe kishte mundësi për të sjellë një përfaqësues tjetër.

‘’Vendosi të mos e pranojë kërkesën e përfaqësuesit të personit të interesuar për shtyrjen e seancës së sotme me arsyetimin se shkaku i parashtruar në këtë kërkesë nuk justifikon shtyrjen e seancës së sotme. Në kushtet kur kjo palë e interesuar kishte dijeni, mund të caktonte një përfaqësues tjetër.

Së dyti, të vijojë gjykimin në mungesë të personit të interesuar. Shpallet trupi gjykues, sekretaria gjyqësore, çështja gjykohet nga 5 gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor.’’- tha drejtuesi i seancës.

Sot është marrë në shqyrtim padia e bërë nga PD dhe LSI për zgjedhjet në Shkodër. KAS ka rrëzuar pak ditë më parë disa padi të depozituara nga PD dhe LSI në këtë qark, por çështja ka kaluar tashmë në Shkodër edhe pse Kolegji Zgjedhor i ka rrëzuar paditë për qarqet e tjera pararendëse.


TË NGJASHME