HomePolitikë

LSI reagon për votimet: Proces i manipuluar dhe fals

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për procesin zgjedhorë në vend, ndërsa ka akuzuar KQZ se ka gënjyer sa i përket pjesëmarrjes.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka, tha se pjesëmarrja nuk e kalon shifrën e 10%, duke shtuar se në proces janë konstatuar shumë shkelje të rënda.

Sipas LSI, detyrimi i KQZ është të informojë qytetarët me përqindje reale në votime, duke shtuar se sipas monitorimit të kësaj partie, pjesëmarrja në votime në të gjitha bashkitë nuk e kalon shifrën 10%.

Deklarata e plotë:

Sipas monitorimit të kryer nga Lëvizja Socialiste për Integrim, monitorim i pandërprerë që prej orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, pjesëmarrja në qendrat e votimit në të 61 bashkitë e vendit, nuk e kalon shifrën 10%, ndryshe nga çfarë deklaron Komisioni Socialist Qendror i Zgjedhjeve. I bëjmë thirrje Komisionit Socialist Qendror të Zgjedhjeve të mos vazhdojë më në rrugën e mashtrimit të qëllimshëm të opinionit publik, duke servirur shifra të pa vërteta dhe të manipuluara, pasi po ngarkojnë veten me përgjegjësi ligjore, si manipulues të procesit të votimit.

Raportimi nga Komisioni Socialist Qendror i Zgjedhjeve me shifra të pa konfirmuara dhe të marra me telefon nga organizatat socialiste në KZAZ-të e vendit, është një përgjegjësi e rëndë, sepse detyrimi i vetëm që ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve është të informojë publikun me përqindjen reale në votim me shifra reale dhe të konfirmuara.

Gjatë procesit socialist të votimit janë konstatuar shkelje tepër të rënda të cilat e kanë shndërruar atë në një proces të manipuluar dhe fals. Janë konstatuar grupet e shkeljeve që nga komisionet e reduktuara të qendrave të votimit deri në 1 ose 3 anëtarë. Përgjimi me kamera i dhomave të fshehta të votimit, votimi në grup, votimi nga dy-tre herë nga i njëjti person, votimi pa mjete identifikimi si kartë identiteti apo pasaportë, sjelljet skandaloze të amtarëve brenda qendrave të votimit e deri të persona të shpallur në kërkim nga policia të cilët po e njëjta polici i përdor duke i shndërruar në një banditizëm elektoral.

Gjithçka në votimin monist të organizatës socialiste sot ishte votues, vëzhgues, komisioner, numërues, monitorues , është vetëm partia . pra vetë votojnë, vetë numërojnë dhe vetë shpallin rezultatin. Këto janë zgjedhje të brendshme partiake, të PS, me moton Partia Voton, partia numëron, partia vulos.


TË NGJASHME