HomePolitikë

LSI vendos koordinatorët në tre qarqe

lsi

Kryesia e Ekzekutive e LSI ka vendosur sot koordinatorët për qarqe të mëdha të vendit që deri tani kanë munguar. Bëhet fjalë për qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, Kryesia vendosi që për qarkun e Tiranës koordinator do të jetë Përparim Spahiu, për qarkun e Durrësit, Nasip Naço dhe për qarkun e Vlorës Flamur Çelaj.

Vendimi i Kryesisë Ekzekutive të LSI është vetëm për këto 3 qarqe të cilat ishin pa koordinatorë. Detyra e ‘Koordinatorëve të qarqeve’ do të jetë ndjekja e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet dhe forumet e LSI-së deri në vitin 2020.


TË NGJASHME