Aktualitet

Lu rrëfehet para nxënësve, tregon cila është gjëja më e bukur e të qënit ambasador

Të kalojë kohë me fëmijët duket se është pjesa më e bukur e kohës për ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Këtë e ka pohuar vetë kryediplomati amerikan, para nxënësve shqiptarë.

Në një takim me disa nxënës, Lu është pyetur se cila është gjëja më e bukur e të qenit ambasador. Në përgjigjen e tij të shkurtër, Donald Lu ka deklaruar se gjëja më e bukur e këtij profesioni është të takohet me nxënësit.

Fotoja e ambasadorit me fëmijët është publikuar në faqen e ‘Facebook’ të ambasadës amerikane, e cila e ka cilësuar si ‘foto dite’

“‘Foto e Ditës’ “Cila është gjëja më e bukur e të qënit Ambasador?”, e pyeti një nga nxënësit e Turgut Ozal Ambasadorin Lu gjatë vizitës së tyre në Ambasadë. “Të takoj të gjithë ju”, iu përgjigj Ambasadori Lu”, shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA/shqiptarja.com

Related posts

“Ndodh për herë të parë në 28 vite”, Balla fjalim në Kuvend

Mila

Meta letër të dytë KQZ-së, ja kërkesa e tij

Xhensila Gotanews

Raporti i “dyshimtë” mes kryeministrit shqiptar dhe arkitektit…

Mila
Na Kontaktoni!