HomeShowbiz

Luana drejt suksesit ndërkombëtar, Marina i zbulon sekretin

Karriera muzikore e Luana Vjollcës po ecën me hapa shumë të suksesshëm dhe më serioze se kurrë.

Prej kohësh ajo ka hequr dorë nga pushimet, për të punuar për projekte të reja muzikore.

Por në disa komente qe ka shkëmbyer me motrën e saj, Marinën, kuptohet se Luana do të vijë sërish me një bashkëpunim dhe këtë herë diçka shumë e madhe po vjen.

“Imagjino çduhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”, shkruante Marina në koment.

Kënga më e fundit e Luanës ishte në bashkëpunim me grupin “TNT” “Moj bjondin me sytë e zi”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

Por pas fjalëve të Marinës të gjithë jemi duke pritur me padurim të shohim suksesin e radhës për Luanën.


TË NGJASHME