HomeShowbiz

Luana nuk e lë me kaq! Paralajmëron surprizën e radhës

Ka vetëm pak orë që ka publikuar hitin më të fundit në bashkëpunim me grupin TNT dhe mund të themi që Luana Vjollca është e pandalshme.

Kënga mban titullin “Moj bjondinë me sytë e zi” edhe është ripunim dhe Luana i është përshtatur shumë këngës me panjen e saj: bjondinë, me sytë e zi dhe buzët si qershi. Pa harruar edhe belin e hollë që i duket qartë me fustanin e bardhë që mban veshur.

E ndërkohë që miqtë dhe fansat e uronin për këtë bashkëpunim, Luana na dha një tjetër lajm.

Këtë verë do të kemi hite të reja, kështu që qëndroni në pritje. Këtë e ka konfirmuar vetë moderatorja në një koment në postimin e saj në Instagram, ku i përgjigjet një fanseje:

“Kemi hite të tjera për këtë verë??”, e pyet fansja.

“Pooo”, i përgjigjet ajo.

ERD.jpg

Ja pra, Luana e ka marrë shumë seriozisht muzikën dhe karrierën e saj në këtë drejtim, kështu që mos u habisni kur së shpejti të vijë me një album të sajin.


TË NGJASHME