HomeShowbiz

Luana Vjollca dhe MC Kresha bëhen bashkë për me këngë të re

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Luana Vjollca, këtë kohë ka qenë më e fokusuar në projektin e ri “Thuaje” nga i cili solli rrëfime të shumta personale e njëkohësisht mesazhe shumë të fuqishme.

Në kuadër të rrëfimeve që bëri, ajo secilit prej tyre ia ka bashkangjitur edhe nga një këngë të re.

Megjithatë, krahas kësaj biondja ka nisur përgatitjet edhe për një prurje tjetër që është bashkëpunim.

Sipas Prive, ajo së shpejti do të sjellë këngën e radhës në bashkëpunim me reperin MC Kresha.

Mësohet se lidhur me këtë janë kryer edhe xhirimet e videoklipit, ndonëse akoma nuk është konfirmuar asgjë nga dyshja.

30-vjeçarja e ka thënë disa herë se gëzon një respekt të madh për artistin nga Mitrovica për shkak të talentit që ka.

Besohet se ky duet i tyre do të pëlqehet edhe nga publiku.


TË NGJASHME