HomeShowbiz

Luana Vjollca largohet nga skena shqiptare

Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të përfolura shqiptare dhe kjo shihet qartë edhe në Instagramin e saj, në të cilin ka miliona ndjekës dhe merr komente të shumta.

Ajo i mban gjithmonë ndjekësit e saj të informuar në lidhje me jetën e saj, por këtë radhë ka dhënë një lajm të keq që me siguri i ka mërzitur shumë fansat e saj.

“Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë, 12 vite pa ndal. Kam nevojë të pushoj. Do më marri malli shumë për dashurinë tuaj.”, ka qenë deklarata e moderatores në Instagram, nga e cila mori shumë replika.

Por, çdo gjë rezultoi një shaka për 1 prillin. Luana publikoi një përgjigje që kishte marrë nga një prej adhurueseve të saj dhe, mesa duket, nuk ia bënte zemra ta mbante lojën dhe aq gjatë.

“Mesazhet tuaja si kjo ma shkrinë zemrën komplet! Kështu që po ju tregoj që as në mend s’e kam me u ndal. Jam e bekuar që ju kam! Gëzuar 1 Prillin! Hajd se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla me mu kujtu sa shumë dashni kam.”- ka shkruar ajo në postim.




TË NGJASHME