HomeShowbiz

Luana Vjollca me look të ri

Prezantuesja e njohur Luana Vjollca, ka nisur sezonin e ri të emisionit “Shiko kush luan”, që transmetohet çdo të diele në Top Channel.

Ajo ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, moderatorja shfaqet me një ndryshim të ri në pamjen e saj.

Nga një bionde e theksuar, ajo është kthyer në një zeshkane tërheqëse, dhe këtë e dëshmon fotografia e fundit.

Ajo duket mjaft atraktive, ndërsa bën për vete fansat me dukjen e saj tashmë të ndryshuar.

 


TË NGJASHME