HomeShowbiz

Luana Vjollca me një emision dashurie? Më në fund moderatorja e dashur zbulon projektin

Pritjes i ka ardhur fundi edhe për rikthimin e Luana Vjollcës në ekran dhe këtë e ka bërë të ditur kanali TV Klan përmes video-promos së publikuar para pak orësh. Në video shfaqet një luan dhe më pas Luana, teksa rreth saj formohet një zemër.

Emisioni do të quhet “Zemër Luan” dhe kjo na bën të besojmë që tematikë e tij mund të jetë dashuria.

Kujtojmë që kur Luana ishte në Top Channel njoftoi se do të sillte emisionin e dashurisë në formatin “Take me out”. Programi ngeli pa u realizuar kurrë kjo edhe për shkak të pandemisë por edhe, pasi në vend të tij në ekran u shfaq Përputhen në moderimin e Bora Zemanit.

Në Top Channel nuk kishte më vend për një emision të dytë dashurie dhe kështu si duket Luana do ta realizojë këtë në Tv Klan.

“Mezi pres të takohem me ju o Zemër Luanat e mi”-shkruan moderatorja në promon e veçantë të emisionit të ri që pritet të nisë së shpejti, duke premtuar kështu surpriza të mëdha.


TË NGJASHME