HomeShowbiz

Luana Vjollca nuk di të ndalet, zbulohet super bashkëpunimi me yllin botëror

Marina Vjollca bëri me dije se Luana po punonte për të sjellë një projekt që do t’i hapte dyert e karrierës ndërkombëtare. Mirëpo ajo nuk dha asnjë detaj më tepër duke lënë fansat në pritje të zbulimit të kësaj surprize.

Imagjino ç’duhet të them unë për pak ditë. Ndërkombëtare. Krenare për motrën time”, shkruante Marina duke nënkuptuar se Luana do të sillte një këngë të re me një këngëtar të huaj.

Por së fundmi ‘Gazeta Express’ ka siguruar disa foto të Luanës dhe këngëtarit me famë botërore Faydee dhe sipas saj, Luana do të sjell një bashkëpunim me Faydee, i cili është mjaft i njohur edhe për publikun shqiptar.

Ndërkohë, Faydee po qëndron aktualisht në Kosovë dhe së fundmi ka publikuar dhe një foto nga Prishtina ku ka shkruar: ‘Mirëmëngjesi’ në shqip.


TË NGJASHME