HomePolitikë

Lubonja nxjerr foton e Ramës me Tom Doshin: SHBA i ndaloi hyrjen

Përmes një mesazhi publikuar në “Facebook”, Lubonja shkruan se një nga njerëzit që ka shoqëruar Ramën në pushtetin elektoral është pikërisht Tom Doshi, që figuron në listën e atyre që Departamenti i Shtetit u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA.

Analisti Fatos Lubonja ka publikuar një fotografi të Edi Ramës, që shfaqet krah Tom Doshit ditën e djeshme në Shkodër, duke u shprehur se kjo tregon hipokrizinë dhe manipulimin e kryeministrit kur thotë se Amerika do iu heqë vizat atyre që kryejnë krime zgjedhore.

“Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto.

Një nga njerëzit që e ka shoqërur atë në pushtimin elekoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Deparatmentit i Shetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA.

Besoj se kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë”, thekson Lubonja.

Raaaa

TË NGJASHME