HomeSociale

Lufta kundër COVID-19, SHBA premton 100 milionë dollarë ndihma

Në momentet kur thuajse e gjithë bota, po përballet me rrezikshmërinë e lartë që paraqet koronavirusi, një lajm i mirë vjen nga partneri më i madh i Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane, është bërë e ditur se SHBA-të do të japin si ndihmë në luftën kundër COVID-19 plot 100 milionë dollarë.

Postimi i plotë:

“Shtetet e Bashkuara kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar miq si Shqipëria dhe vende të tjera për të luftuar COVID-19. Kjo mbështetet në asistencën më të gjerë që ka ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do t’ia dalim së bashku – si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë!”


TË NGJASHME