HomePolitikë

Lùfta merr përmasa tjera/ Koreja e Veriut i premton Putin 100.000 ushtárë në Ukrainë

Nuk ka asnjë lajm të mirë nga fronti i lùftës, përkundrazi, Koreja e Veriut mund të dërgojë në ndihmë të Rusisë deri në 100.000 ushtarë për të lùftuar kundër Ukrainës. Një ekspert kryesor i mbrojtjes në Moskë, koloneli rezervist Igor Korotchenko, tha për televizionin shtetëror: “Ne nuk duhet të kemi turp të pranojmë dorën e shtrirë ndaj nesh nga Kim Jong-un”.

Koreja e Veriut e ka bërë të qartë përmes “kanaleve diplomatike” se përveç sigurimit të ndërtuesve për të riparuar dëmet e lùftës, ajo është e gatshme të furnizojë Rusinë me një forcë të madhe lùftarake, raportoi agjencia e lajmeve Regnum.

Ushtárët koreano-veriorë do të dislokohen në forcat e Republikës Popullore të Donetskut [DPR] dhe të Republikës Popullore të Luhansk [LPR], të cilat Kim Jong-un i ka njohur së fundmi si vende të pavarura.

Rajonet juglindore të Donetskut dhe Luhanskut, të njohura si Donbas, janë kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Moska për gati tetë vjet.

Por presidenti rus Vladimir Putin njohu Donetsk dhe Luhansk si republika zyrtare vetëm tre ditë para se të pushtonte Ukrainën, më 21 shkurt.

“Kim është gati të transferojë deri në 100,000 ushtarë të tij në Donbas”, thuhet në raportin e agjencisë së lajmeve pro-Kremlinit.

“Pheniani do të jetë në gjendje të transferojë njësitë e tij taktike në Donbas.”

Në këmbim, Rusia do ta ndihmojë ekonominë e dobët të Koresë së Veriut me drithëra dhe energji.

Pretendimi u kap nga Korotchenko, kryeredaktor i revistës ruse të Mbrojtjes Kombëtare në kanalin Rossiya 1, i cili tha: “Ka raporte se 100,000 vullnetarë koreano-veriorë janë të përgatitur të vijnë dhe të marrin pjesë në konflikt.”

Ai u tha shikuesve: “Nuk duhet të kemi turp të pranojmë dorën e shtrirë ndaj nesh nga Kim Jung-un. Nëse vullnetarët koreano-veriorë me sistemet e tyre të artilerisë, një përvojë e pasur me lùftë kundër baterive dhe sistemeve me raketa të shumëfishta të kalibrit të madh, të prodhuara në Korenë e Veriut, duan të marrin pjesë në konflikt, mirë, le t’i japim dritën jeshile impulsit të tyre vullnetar. Nëse Koreja e Veriut shpreh dëshirën për të përmbushur detyrën e saj ndërkombëtare për të lùftuar kundër fáshízmit ukrainas, ne duhet t’i lejojmë ata.”/ Burimi: Mirror | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME