HomeLajme

Luftë me flakët në Devoll, në ndihmë forcat e ushtrisë

Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet e fshatit Nikolicë në Devoll prej ditës së djeshme, duke vijuar ende me intensitet të lartë.

Në terren ndodhen rreth 40 punonjës të bashkive që po punojnë për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe punonjësit do bëjnë ndërhyrje krahu.

Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë për mbërritjen e 20 forcave të ushtrisë për të ndihmuar për shuarjen e zjarrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm por ende nuk ka një konfirmim nga policia. Të gjitha bashkitë e qarkut të Korçës janë të angazhuara për të ndihmuar në izolimin e flakëve.


TË NGJASHME