HomeSociale

‘Luftë në Kavajë’ për një femër

Personi që mbeti viktimë në Kavajë hyri me armë në banesën e të dashurës, pasi kishte marrë vesh se aty ndodheshin persona të tjerë.

Në banesën e gruas me iniciale M.Q ishin polici i burgjeve që mbeti i plagosur dhe dy persona të tjerë.

Shtetasja M.Q ndërkohë ishte e martuar dhe burrin e kishte në Itali.

Viktima Dritan Haxholli kishte pasur një lidhje dashurie me gruan, por ishin ndarë pak javë më parë. Ky i fundit nuk e kishte pranuar ndarjen. Se fundmi kishte marre vesh se në shtëpinë e saj mbrëmjen e djeshme ndodheshin persona të tjerë. Rrëmben kallashin dhe hyn në banesë.

Siç raporton News24, Haxholli e kishte marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se nëse ndaheshin, nuk do ta linte të qetë. Në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banese për t’u sqaruar. Po ashtu ajo ka thirrur mikun e saj Bletar Tocin, i cili i kishte ofruar ndihme se do i zgjidhte konfliktin me ish te dashurin. Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesën e vajzës ishin edhe 2 persona te tjerë, miq dhe fqinje të së resë.

Në sherr e sipër, Haxholli ka qëlluar policin e burgjeve, Bledar Tocin, ndërkohë që ky i fundit i përgjigjet me pistoletën e shërbimit duke e goditur në qafë dhe lënë të vdekur.

Policia bën kontroll në banesën e efektivit Toci dhe të vëllait dhe gjetën tetë doza hashash.


TË NGJASHME