HomeBotë

Luftë në Lindjen e Mesme: Izraeli dhe Irani përplasen me raketa në Siri

Ushtria izraeliane ka bërë të ditur se ka bombarduar objektiva ushtarake të Iranit në Siri gjatë natës.

Jonathan Conricus, zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se sulmi i mbrëmshëm është operacioni më i madh ushtarak që Tel Avivi ka kryer në rajon vitet e fundit.

“Qëllimi ynë nuk ishte të shkaktonim viktima, por të shkatërronim infrastrukturat ushtarake të Teheranit”, tha ai.

Sipas zëdhënësit izraelit, dëmet e shkaktuar ndaj Iranit janë të mëdha dhe që duhen muaj për t’i riparuar.

Sulmet izraelite kanë ndodhur në Damask, por edhe në lartësitë Golan pranë kufirit me Izraelin. Siria ka vënë në punë menjëherë bateritë kundraajrore dhe siç bëjnë të ditur mediat siriane janë shkatërruar në ajër disa raketa.

Nga ana e saj edhe trupat iraniane kanë sulmuar Izraelin.

Brigada e huaj e Rojeve Revolucionare Al Quds ka lëshuar 20 raketa të prodhimit rus në lartësitë Golan, por siç bën të ditur ushtria e Izraelit, ato  janë inteceptuar nga sistemi mbrojtës raketor Iron Dome.

 


TË NGJASHME