HomeSociale

Luigi Soreca: “Fondi për luftën ndaj koronavirusit është një grant dhe jo kredi”

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i ka kthyer përgjigje ditën e sotme disa gazetarëve, në lidhje me fondin prej 50 milionë eurosh që BE, akordoi për vendin tonë në luftën kundër koronavirusit.

Soreca u shpreh se këto 50 milionë euro, janë një grant dhe jo një kredi që i jepet Shqipërisë. Ai gjithashtu shpjegoi se ky fond nuk ka lidhje me me milionat që u dhanë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Duke qëndruar te fondi për rindërtimin, ambasadori, theksoi se për të qenë sa më transparentë në këtë çështje, çdo lëvizje do të monitorohet nga BE. Luigi Soreca, tregoi edhe mënyrën se si do të përdoren paratë nga fondi për të luftuar koronavirusin. Sipas tij, milionë euro do të përdoren për blerjen e pajisjeve si respiratorë apo pajisje ndihmëse, 11 milionë për ndihmë sociale dhe 35 milionë euro dotë shkojnë për ndihmë në ekonomi dhe për bizneset.

Deklarata e plotë:

“4 milionë euro janë për blerjen e ventilatorëve apo për mjetet personale

11 milionë euro për mbrojtjen sociale. Ndihmojmë me programin e qeverisë për asistencën

Pjesa më e madhe për ekonominë dhe biznesin

35 milionë euro për këtë fushë

Nuk janë kredi janë grante. BE po solidarizohet me Shqipërinë dhe po merr masa paralele me shtetet anëtare.

Fondet e tërmetit nuk do të preken .Të gjitha milionat e eurove grante nuk do të preken dhe do të jepen të tilla. 50 milionë eurot janë tjetër dhe grantet për rindërtimin janë tjetër.”


TË NGJASHME