HomeSport

Luka Jovic zyrtarisht lojtar i Realit, madrilenët të fokusuar te Hazard

Më në fund, Luka Jovic është zyrtarisht lojtar i Real Madrid. Madrilenët, mbyllin goditjen e parë të merkatos dhe përgatiten për surpriza të tjera. Jovic vjen nga Eintracht Frankfurt dhe spikati në sezonin e fundit ku në 48 ndeshje, shënoi plot 27 gola. Këto shifra tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve europiane, por ishte Real Madrid dhe 60 milionë euro që arritën të bindin drejtuesit e Eintracht Frankfurt, për transferimin e talentit 21-vjeçar.

Nga ana tjetër, Jovic ka pranuar një kontratë që e mban të lidhur me klubin spanjoll deri në vitin 2025. Ndërkaq, të ardhurat personale të futbollistit nuk bëhen akoma të ditura. Pas zyrtarizimit të Jovic, Eden Hazard është objektivi tjetër i Real Madrid.


TË NGJASHME