HomeSport

Lukaku drejt Inter/ Sulmuesi konfirmon gjithçka

Që prej transferimit te Inter, Antonio Conte, ka shprehur dëshirën për të kryer transferimin e sulmuesit belg Lukaku. Megjithatë, tani nuk është më një mister pse Conte zgjodhi pikërisht belgun për ta transferuar në Milano. Së fundmi, Lukaku ka thënë: “Është diçka pozitive që Conte shkoi te Inter, për mua është trajneri më i mirë në botë. Për sa i përket të ardhmes time, un e kam marrë një vendim por për respekt të Man.United nuk dua ta bëj publike tani”. Veç kësaj, Lukaku u shpreh se edhe futbollin italian e simpatizon dhe është një fans i madh i tij.

“Jam një fans i madh i Serie A, kush më njeh e di shumë mirë se gjithnjë kam dashur të luaj në Itali, un e dashuroj Italinë. Ardhja e Ronaldon, kalimi i Sarrit te Juventus, Ancelotti te Napoli etj, do të jetë një Serie A shumë emocionuese”, theksoi sulmuesi belg i cili thuajse pranoi kalimin te Inter, thjesht i mungoi vetëm zyrtarizimi.

Për të lënë të lirë Lukakun, Manchester United kërkon plot 70 milionë euro. Këtë shifër, Inter kërkon ta minimizojë, duke futur në marrëveshje edhe Ivan Perisic. Ndërkaq, përsa i përket pagës së tij, Lukaku mendohet se do të përfitojë rreth 8 milionë euro në sezon.


TË NGJASHME