HomePolitikë

Lulzim Basha deklaron nga Durrësi: Nuk bëj premtime boshe të cilat nuk mbahen, por angazhime konkrete

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua sot në Durrës me përfaqësuesit kryesorë të biznesit të turizmit në këtë rajon për të shpjeguar Programin “Shqipëria Fiton për Turizmin”.

Kreu i opozitës u shpjegoi bizneseve efektet që do të ketë ky angazhim i qeverisë së tij pas 25 prillit për të gjithë turizmin në vend.

Lulzim Basha: “Në rrafshin e objektivave të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me turizmin, synimi kryesor është që brenda 4 viteve industria të ketë një rritje nga 8 në 10% dhe këtu padiskutim përjashtojmë pjesën e udhëtimit, që është pothuajse edhe njëherë sa kaq. Flasim vetëm për turizmin dhe jo për udhëtimin, se bashkë me udhëtimin na shkon 22%. Në praktikë kjo do të thotë, të dyfishojmë numrin e të punësuarve në sektor. Në praktikë kjo do të thotë të synojmë një rritje prej 15% të numrit të turistëve vit pas viti. Këto janë objektivat”.

Me statusin e kandidatit për kryeministër, Basha iu tha përfaqësuesve të sipërmarrjes turistike se ai nuk bën premtime boshe të cilat nuk mbahen, por angazhime konkrete të cilat do të jenë në planin e punës së qeverisë për turizmin fill pas 25 prillit.

Lulzim Basha: “Kam bindjen më të thellë që Shqipëria i ka të gjitha mundësitë nuk është faji juaj, nuk është faji i rinisë, nuk janë dështimet tuaja ju keni bërë mbi njerëzoren keni bërë atë që s’bëjnë dot kolegët tuaj në vendet e rajonit dhe Europë përkundër gjithë vështirësive që keni pasur. Dështimi është për fat të keq i kryeministrit në ikje dhe të garantoj meqë ma përmende jemi takuar ju kam thënë do takohemi prapë meqë ma përmende përsëri do të takohemi pas 25 prillit që këto angazhime që kam sjell para jush këtë plan konkret t’i matim muaj pas muaji, vit pas viti në plotësimin e tyre siç të kam thënë kur jemi takuar herën e parafundit që do të shihemi prapë e do t’iu vij me një plan konkret, nuk do t’ju vij me premtime dhe vetë e the që nuk janë premtime, është një plan i realizueshëm nuk janë premtime bombastike që pastaj harrohen dhe mbeten të parealizuara siç kanë ndodhur para 8 viteve dhe jemi vend numëro kemi ngec në baltë, ndërkohë të gjithë vendet e tjera të rajonit kanë ec përpara. Po kështu po të garantoj që këto angazhime konkrete që kemi ndërmarrë para jush do të fillojmë t’i zbatojmë prej ditës së parë, muaj pas muaji dhe do të vazhdojmë këtë lloj dialogu që kemi ndërtuar në mënyrë që ju të jeni në gjendje të matni performancën e qeverisjes së ardhshme, si po i mbajmë këto angazhime si po i vëmë në jetë angazhimet që kemi ndërmarrë ndaj jush dhe po kështu bashkërisht të shoshim se çfarë tjetër mund të bëjmë në mënyrë që Shqipëria të kap kohën e humbur”.
 
Përfaqësuesit e biznesit turistik, vlerërsuan angazhimin e PD në programin për turizmin dhe gjatë diskutimit shpalosën edhe idetë e tyre se si mund të ndërtohet një turizëm elitar në vend. Ata thanë se bashkëpunimi me qeverinë e ardhshme, por edhe efektet që sjell programi i propozuar nga Basha, janë garanci për të çuar në standardet europiane turizmin.


TË NGJASHME