HomePolitikë

Lulzim Basha i bashkohet Komisionit të Reformës Zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka bërë me dije se opozita mbështet ecjen përpara të reformës zgjedhore.

Basha bëri me dije se për të dakordësuar me qeverinë ka mandatuar ish-deputetin Oerd Bylykbashi dhe nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili.

“PD kërkon nisjen pa vonesë dhe përfundimin e reformës zgjedhore dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen përpara të Reformës duke u qëndruar plotësisht të gjitha pikave të parashtuara në tetor”, tha Basha.

Kjo është një tërheqje e kreut të PD-së, siç e kemi parë shpesh të sillet për ngjarje të caktuara politike, pasi kishte vënë si kusht largimin e Gjiknurit nga kryesimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore.


TË NGJASHME