HomeSociale

Lulzim Basha konferencë urgjente, njoftim të rëndësishëm

Vetëm pak orë para datës 30 qershor, kur do të mbahen zgjedhjet vendore, kreu i selisë blu Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat.

“Ndryshe nga Edi Rama që, për pushtetin e tij personal, është i gatshëm t’i çojë nesër shqiptarët në vëllavrasje, unë kam përgjegjësinë për jetën e çdo demokrati, çdo socialisti, çdo qytetari shqiptar.

Ndaj për nesër unë kam vetëm një thirrje: Mos bini pre e instinktit të dhunës! Mos bini pre e provokimeve për dhunë!”, shprehet Basha.

“Neser nuk do te kete zgjedhje… Neser do te kishte vellavrasje dhe e vetmja forme per te ndaluar keto votime farce do te ishte dhuna, por kjo nuk  ka sjelle kurre asgje te mire. Ndaj jini krenar sepse nuk kemi rene pre e provokimit te Edi Rames”, u shpreh Basha.

“Nesër njerëzit nuk kanë asnjë zgjedhje. Zgjedhjet janë shprehje e vullnetit të lirë të njerëzve, po nesër nuk do të ketë liri, do të shkelet Kushtetuta e ligji me një proces kriminal. Të dashur bashkëqytetar, unë e di se shumë nga ju kanë pritur të mos kishte votime farsën po e vetmja mënyrë do të ishte ajo e dhunshme që do të të sillte vëlla vrasje e humbje njerëzore. Nuk do të prodhonte fitime politike, por do të sillte ndjenë të triumfit të rrejshëm. I them çdo demokrati: jini krenar sepse i kemi bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e provokimit të Edi Ramës. Falë kush ky regjim është plagosur për vdekje dhe do të bjerë shumë shpejt. Edi Rama nuk kupton asnjë gjuhë tjetër veç dhunës. Unë nuk besoj se dhuna është zgjidhja. Besoj se forca ajo qëndron te këmbëngulja dhe drejtësia e asaj që kërkojmë.

Asnjë pushtet që ka dalë nga dhuna nuk ka sjellë asgjë të mirë për popullin. Nga dhuna nesër nuk përfiton askush veç Edi Ramës. Dhuna dhe viktimat i vlejnë vetëm Edi Ramës. Ai do arsye për të justifikuar represionin e shtetit të tij. rrëzimi i Edi Ramës nuk do të vijë duke përplasur shqiptarët me njëri-tjetrin, fundi po vjen nga distancomi prej tij. ky fund është pranë, mbi të gjitha sepse përpjekjet tona kanë qenë europiana. Përgjegjësia ime është mirëqenia e njerëzve, ky interes vjen para çdo interesi partiak e vetjak. Ndryshe nga Edi Rama, unë kanë përgjegjësi për jetën e çdo shqiptari. Ndaj për nesër kamë vetëm një thirrje: mos bini pre e thirrjes së dhunës. Unë ju bëj thirrje të mos votoni të rezistoni. Sfidojeni regjimin kudo në mënyrë paqësore. Në këtë ditë të keqe për Shqipërinë, forca jonë janë vlerat që ne tregojmë. Nëse duam të jemi europian, duhet të sillemi si europianë, nesër dhe çdo ditë”, tha Basha.


TË NGJASHME