HomePolitikë

Lulzim Basha publikon grafikun: 40% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 4.19 dollarë për frymë

Lulzim Basha, kreu i PD, e ka nisur ditën e sotme duke publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një grafik ku paraqiten të dhëna të cilat tregojnë qartë se gjatë këtyre 8 viteve, nën qeverisjen e Edi Ramës, shqiptarët janë varfëruar, ndërsa kabineti Rama ka shumëfishuar pasurinë vetjake.

Ai thekson se papunësia në këtë periudhë kohore ka kapur shifra alarmante. Po ashtu ai shprehet se qytetarët duhet të votojnë për një figurë e cila do të kujdeset për ta, dhe jo dikë që i ka çuar drejt greminës.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme.

Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij.


TË NGJASHME