HomeSociale

Lushnje/ Sherr mes dy të rinjve, nxjerrin armët në shëtitore…

Një sherr mes dy të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e  armës mbrëmjen e sotme në Lushnje.

Dy të rinj janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, ndërsa më pas janë nxjerrë armët ku nga të shtënat, për fat të mirë nuk ka pasur viktima.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje rreth orës 22:15 në shëtitoren e hyrjes veriore të Lushnjes. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes  dhe ka ngritur postblloqe për të kapur personat e konfrontuar me armë.


TË NGJASHME