HomeRajon

Macron kërkon zgjidhje urgjente për Brexit

Emanuel Macron, presidenti i Francës, në një deklaratë ka kërkuar që Britania e Madhe, të paraqesë planin dhe të ndalojë vonesën e Brexit. Sipas tij një gjë e tillë, duhet të ndodhë para samitit që do të zhvillohet në Bruksel javën e ardhshme. Këtë të martë, Macron paralajmëroi edhe njëherë Londrën se rreziku i një dalje pa marrëveshje është i lartë.

Macron tha: “Nëse Britania e Madhe nuk është e aftë të arrijë një zgjidhje që do të ketë mbështetjen e shumicës gati tre vjet pas referendumit, Brexit do të zgjidhet në vetvete pa një marrëveshje”.

Sipas Macron, duhet që Londra zyrtare të japë një përgjigje të menjëhershme edhe në rast se ka ndonjë plan alternativ. Zgjedhje të parakohshme, referendum apo një vendim për bashkim doganor,  është një vendim që duhet të merret nga Britania e Madhe, por cfarëdolloj plani duhet paraqitur në BE sa më shpejt.

Samiti që do të mbahet në Londër, më datë 10 prill, është ndoshta shansi i fundit që ka Britania për të arritur një marrëveshje mbi Brexit. Në rast të kundërt, nëse Britania dhe BE nuk arrijnë të bien në një marrëveshje deri në atë datë, atëhere Britania do duhet të lërë bllokun pa një marrëveshjë. Ky parashikim vjen nga kryenegociatori i BE-së Michel Barney .Sipas tij është një parashikim i zymtë, por të gjithe shpresojnë që samiti i Londrës të japi një rezultat pozitiv, që do te ndikojë jo vetëm në Britani, por edhe ë të gjithë vendet e bllokut.


TË NGJASHME