Botë Lajme Politikë

Macron: Kini kujdes, marrëveshjen për Brexit duhet ta aprovojnë …

macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha sot në Bruksel se një marrëveshje midis BE-së dhe Britanisë së Madhe për Brexit-in ishte një lajm i mirë, por theksoi se duhet të tregohet kujdes sepse i takon parlamenteve të shteteve anëtare të ratifikojnë marrëveshjen.

“Marrëveshja duket si një kompromis i mirë, por kënaqësia jonë duhet të shoqërohet me kujdes të arsyeshëm, sepse siç kemi parë tashmë, parlamentet mund të mos pëlqejnë marrëveshjen,” tha Macron.

Ai shtoi se dëshironte të besonte se kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson do të kishte një shumicë që do të mbështeste këtë marrëveshje të rishikuar në Parlamentin britanik.

Duke ardhur në samitin e BE në Bruksel, Emmanuel Macron nuk e trajtoi çështjen e politikës së zgjerimit dhe hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, të cilat u bllokuan praktikisht nga Franca në Këshillin e BE-së dhe për këtë arsye u vendosën në agjendën e samitit

Related posts

Goditet mafia shqiptare në Europë

Xhensila Gotanews

Mbledhjen e grupit të PS, mesazhi i Ramës për deputetët

Klaudia gotanews

Aksident i rëndë tek ura “Vasil Shano” në Tiranë, plagoset një 40-vjeçar

Mila
Na Kontaktoni!