HomePolitikë

Macron letër Kosovës: Tarifa të hiqet, Serbia të ndalojë fushatën e çnjohjeve

Presidenti francez, Emmanuel Macron në letrën e tij bën thirrje për rifillimin e dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe kërkon angazhim për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Për këtë priten veprime nga të dy palët: pezullimi nga Kosova i taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina; dhe pezullimi i fushatës për ‘çnjohje’ nga ana e Serbisë”, shkruan presidenti francez në telegramin e tij.

Ndër të tjera, Macron shpreh mbështetjen e Francës ndaj Kosovës për aspiratat e saj në integrimet euroatlantike.


TË NGJASHME