HomeSociale

Macron: Të bashkohemi për të luftuar virusin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka folur nga Franca Lindore, pasi vizitoi një spital ushtarak urgjencë mbrëmjen e djeshme. Ky spital është ngritur në Mulhouse në Alsace, ku ka patur një shpërthim të madh rastesh me koronavirus.

Macron tha se duhet të kemi një objektiv dhe ky objektiv është që të bashkohemi për të luftuar virusin.

“Unë thashë që jemi të përfshirë në një luftë kundër një armiku të padukshëm, virusit COVID-19. Kur je i përfshirë në një luftë, je i mobilizuar, i bashkuar. Unë shoh në vendin tonë elementë ndarës, dyshues, ata që duan ta ndajnë vendin, në një kohë kur duhet të kemi një objektiv dhe ky objektiv është që të bashkohemi për të luftuar virusin”, tha Macron.

Më tej presidenti falënderoi fqinjët e Francës, Gjermaninë, Zvicrën dhe Luksemburgun, për marrjen e 30 pacientëve të sëmurë me koronavirus për trajtim, duke thënë: Ky solidaritet është Europa e vërtetë.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME