HomeSociale

“Made in USA” – Çamçakëzi mbush 150 vjeç

Çamçakëzi mbush 150 vjeç. Janë shumë qirinjtë në tortën e ditëlindjes së një prej produkteve simbol “made in USA”, mbi të cilin sot rëndon kërcënimi i sanksioneve nga ana e Bashkimit Europian pas atyre të vendosura nga autoritetet amerikane mbi ushqime tipike të prodhuara në Europë.

Topthat e parë të çamçakëzit, u prodhuan nga amerikani Thomas Adams dhe u shitën në shkurt 1871 në një dyqan në Nju Xhersi. Por, patenta për recetën e parë të çamçakëzit, u dha më 28 dhjetor 1869, ekzaktësisht 150 vite më parë, kur Uilliam Semple krijoi një çamçakëz që kishte aromë të mirë.

Në Europë, çamçakëzi arriti pak më vonë, me zbarkimin e amerikanëve pas luftës së parë botërore. Gjatë luftës, çamçakëzi në fakt kishte hyrë në dietën bazë të ushtarëve amerikanë, bashkë me koka kolën dhe ushqime të tjera. Atyre u ishte shtuar kafeinë, në mënyrë që të ndihmoheshin ushtarët në luftime. Ai çamçakëz ndihmonte ushtarët të mbanin dhëmbët të pastër, edhe pa ujë dhe furçë dhëmbësh, dhe ulte tensionin po ashtu.

Dhe zbarkimi i aleatëve bëri që çamçakëzi të përhapej edhe mes popullatës evropiane, duke u bërë një nga produktet më të vlerësuara të mitit amerikan. Pavarësisht lavdisë së atëhershme, sot çamçakëzë duket se po kalon një fazë rënieje. I përbërë nga bazë sintetike, produkti kërkon pesë vite për tu dekompozuar. Dhe ky është një moment kur vëmendja ndaj ambjentit po rritet…


TË NGJASHME