HomeSport

Madridi ngjyroset me të kuq, tifozët e Liverpoolit “pushtojnë” qytetin

Tifozët anglezë janë të veçantë në të gjitha tifozeritë e tjera në botë. Por edhe në Angli ka një tifozeri e cila është unike, bëhet fjalë për tifozët e Liverpool, që njihen nga të gjithë për dashurinë dhe përkushtimin ndaj ekipit të tyre. Liverpool është në finalen e madhe të Madridit, që do të zhvillohet nesër kundër Tottenham, ndërkohë që ditën e sotme tifozët e tyre kanë ndezur atmosferën duke u grumbulluar në disa nga sheshet kryesore të qytetit.

Tifozët e shumtë të Liverpool, kanë mbushur rrugët e Madridit duke kënduar e duke ndezur flakadanë, teksa janë optimistë për fitoren në finalen e nesërme. Nëse “The Reds”, fitojnë nesër atëherë kudo të ishte Champions i 6-të në historinë e tyre, ndërkohë që trofeun e fundit e kanë fituar në vitin 2005 në atë finale të paharrueshme kundër Milan në Stamboll.


TË NGJASHME