HomeSport

Madrilenët të vendosur, ofertë faraonike për Pogba

Paul Pogba vazhdon të mbetet një prej futbollistëve më të kërkuar nga Real Madrid. Francezi është nga të preferuarit e trajnerit Zidane dhe gjatë merkatos së verës, drejtuesit e Manchester United bllokuan gjithçka në minutat e fudit për transferimin e Pogba.

Vetë lojtari nuk e ka fshehur dëshirën që të punojë me Zidanin në Madrid dhe për këtë arsye, Real do të provojë sërish transferimin e tij. Drejtuesit e klubit po përgatisin një ofertë të majme për “djajtë e kuq” dhe do të jenë këta të fundit që do të vendosin.

Nga ajo që raportojnë mediat në Spanjë bëhet e ditur se Real Madrid do të ofrojë James Rodriguez dhe Bale plus disa para për të siguruar shërbimet e Pogba. Duket e vështirë një largim i tij në merkaton e janarit, por madrilenët do të bëjnë tentivën e tyre në janari, por edhe gjatë verës së ardhshme.


TË NGJASHME