HomeSport

‘Magjia’ Champions, ja rekordet që u thyen këtë të mërkurë

Në 6 ndeshje mbrëmjen e kaluar të Champions League, u shënuan plot 20 gola dhe bie në sy fitorja e Liverpool me goleadë kundër Genk 1-4, si dhe fitorja e Inter 2-0 ndaj Borussia Dortmund.

Mirëpo, veç golave dhe spektaklit, këtë raund 3 futbollistë thyen edhe 4 rekorde. ‘Jashtëtokësori’ Lionel Messi me golin e shënuar ndaj Slavia Prague arriti të thyejë dy rekorde.
Me golin e shënuar, Messi i Bashkohet Raul dhe Cristiano Ronaldo si tre futbollistë që u kanë shënuar 33 ekipeve të ndryshme në Champions. Veç kësaj, Messi bëhet futbollisti i parë në që shënon për 15 sezone rradhazi gol në Champions League.

Talenti i Salzburg, Erling Haaland, i bashkohet Karim Benzema dhe janë të vetmit të cilët kanë shënuar në 3 ndeshjet e tyre të para në Champions League në këtë moshë të re. Gjithashtu Haaland është i pari futbollist që arrin të shënojë 6 gola në 3 ndeshjet e para të Champions League.

Image result for erling haaland

Ndërsa i fundit, është Dries Mertens i cili theu rekordin e Diego Aramando Maradona. Mertens për Napolin ka shënuar 116 gola, 1 më shumë se legjenda argjentinas.


TË NGJASHME