HomeLajme

Magjia e akrobatëve të Cirkut Kombëtar zbret te Liqeni

Bashkia e Tiranës dhe Cirku Kombëtar sjellin shfaqjen “Nata e Zjarreve” në Parkun e Liqenit Artificial, këtë të mërkurë, ora 18:00.

Një event dedikuar fëmijëve të cilët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës së mrekullueshme të artistëve të cirkut.

Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me numra të përzgjedhur akrobacie, magjie, humori e argëtimi dhe sigurisht qershia mbi tortë do te jetë performanca me zjarr e artistëve, të cilët do t’i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.

 


TË NGJASHME