HomeSport

Magjia e Champions League/ Skuadrat surprizë në gjysmëfinale

Ajax, Barcelona, Tottenham dhe Liverpool, janë katër skuadrat gjysmëfinaliste Champions League këtë vit. Dhe padyshim, Ajaks dhe Tottenham janë surprizat më të mëdha të këtij viti.

Katër skuadra që kanë prodhuar një futboll fantastik dhe që kanë eleminuar në rrugën e tyre ekipe të konsideruara më të mirat në botë. Ekipe që arritën të eleminoni një skuadër të drejtuar nga trajneri që ka prodhuar më shumë gola në 10-vitet e fundit, Pep Guardiolën.

Brcelona dhe Liverpool janë ekipet që ndoshta ishin parashikuar se do të arrisnin deri në këtë fazë. Ndërsa, ekipet e gjysmëfinales tjetër, janë me të vërtetë të papritura. Në “Wanda Metropolitana”, pritet të jetë një finale me futboll të bukur dhe se si do të shkojë fati është e pamundur të mendohet.

Jurgen Klopp, Erik Ten Hag, Mauricio Pochettino dhe Ernesto Valverde do të synojnë të zbarkojnë në sfidën e fundit të turneut, aty ku nuk ka më parashikime.

Në vitin 1997, Ajaksi do të eleminohej në gjysmëfinale nga Juventusi i Marcelo Lippit dhe që prej asaj ndeshjeje do të mungonte për plotë 21 vite në një gjysmëfinale të këtij kompeticioni. E si për ironi të fatit, Ajaksi këtë vit do të eleminonte pikërisht Juventusin, për të kaluar në gjysmëfinale. Me një ekip të ri, por me një futboll të bukur e të padeshifrueshëm Erik Ten Hag, kërkon të rikthejë edhe njëherë Ajaksin e lavdishëm.

Tottenham, surpriza tjetër e gjysmefinaleve, mungonte të arrintëe në këtë fazë të kompeticionit prej plot 57 vitesh dhe kërkon të mos e mbyll me kaq ëndrëën europiane. Skuadra e dytë ishullore, Liverpooli i Jurgen Kloop është kthyer në një nga skuadrat më të mira në kontinent dhe treshja sulmuese Salah-Firmino-Mané, është vdekjeprurëse për çdo ekip.

Barcelona është thuajse çdo sezon favorite, por këtë vit theu një tabu, me Lionel Messin që nuk shënonte në çerekfinale prej 5 vitesh, e shpreson të ndalet vetëm në fitim e titullit në Madrid.


TË NGJASHME