HomeSociale

Mahnitëse/ Shkaba egjiptiane shfaqet pas 153 vitesh në Britani

Një shkabë egjiptiane është parë në ishujt e Scilly, Britani, teksa pamja e rallë është përshkruar si “një herë në një shekull”.

Zogu gjigand grabitqar, i cili ka një fytyrë të verdhë të ndritshme dhe shumë pendë, u pa për herë të parë këtë të hënë duke fluturuar mbi një kishë të vjetër.

Më pas zogu i rrallë u zhvendos në Tresco, ku u pa që rrinte mbi një pishë gjatë mesit të ditës.

Është hera e parë që një specie e tillë shihet në Mbretërinë e Bashkuar që prej 153 vitesh.

Pra është parë vetëm dy herë para kësaj, përkatësisht në vitet 1825 dhe 1868. Hera e tretë tani në 2021.

Identifikimi i species do të bëhet nga Komiteti Britanik i Zogjve të Rrallë, dhe më pas do t’i kalohet Komitetit të Regjistrimeve të Unionit Ornitologjik Britanik për t’u verifikuar si rast, raporton BBC.

Në gjithë botën kanë mbetur mes 12,000 dhe 38,000 shkaba egjiptiane, sipas BirdLife International.

Shkaba egjiptiane është një nga zogjtë e vetëm grabitqarë që di të përdorë mjete rrethanore kur gjuan prenë e saj. Zakonisht gjenden në Evropën Jugore, Afrikën Veriore dhe Azinë Jugperëndimore.

Burimi : The Independent | Përkthue dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA

Egyptian vulture on Scilly!!! ? #ScillyBirds

Originally tweeted by Scott Reid (@stmarys_patch) on 14/06/2021.


TË NGJASHME