HomeShowbiz

Majk dedikim ish-të dashurës: Zemër nuk ka kthim prapa

Majk është çdo herë i pranishëm në tregun muzikor me projekte muzikore, ndërsa nuk mungon edhe në koncerte e mbrëmje të shumta muzikore.

Ai është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, Majk ka publikuar në InstaStory disa shkrime, të cilat duken si dedikim për ish-të dashurën e tij.

“Zemër nuk ka kthim prapa, rrugët tona janë të ndara”, janë disa nga fjalët e reperit, të cilat ai i ka shkruar me satirë duke përmendur faktin se është situatë e ngjashme me këmbët e ndara të Vandamit.

Majk është i njohur për lidhjet e tij të dashurisë me disa femra, pavarësisht se nuk është deklaruar asnjëherë në media rreth jetës së tij private.


TË NGJASHME