HomeShowbiz

Majk habit me deklaratën e tij

Majk është një ndër personazhet më të diskutuar në media, jo vetëm për karrierën, por edhe për jetën e tij private. Reperi është përfolur shpesh për historitë e tij të dashurisë me vajza të ndryshme dhe nuk e ka pasur problem që të shfaqet edhe në publik me to. Megjithatë Majk nuk ka preferuar asnjëherë të flasë në lidhje me këto çështje, duke i lënë gjithmonë fansat të dyshojnë. Pavarësisht se ka pasur disa lidhje, siç duket reperi ka preferenca të veçanta për vajzat. Ditën e sotme ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto me makinat që ka pasur gjatë jetës së tij dhe bie në sy se të gjitha janë në ngjyrë të bardhë. Me këtë rast ai ka treguar se makinat i pëlqen të bardha, ndërsa vajzat i do me ngjyrë. “Vajzat i dua të zeza dhe makinat e bardha”, ka shkruar reperi bashkangjitur fotos.

Tashmë nuk dihet se çfarë statusi ka Majk, por me siguri vajzat që e pëlqejnë e morën mesazhin nga ana e tij.


TË NGJASHME