HomeShowbiz

Majk publikon sot këngën “Chicita”

Majk dhe Yll Limani para më shumë se një muaji erdhën me këngën e re që u bë hit.

“Krejt ti fala”, ishte bashkëpunimi i fundit i dyshes, videoja e të cilit u shikua miliona herë në YouTube.

Por, duket se reperi nuk e ka ndërmend të ndalet edhe gjatë festave të fundvitit me projekte të reja muzikore.

Ai  ka publikuar një video të shkurtër të videos së këngës së re, të cilën do ta sjell sot.

Kështu ka bërë të ditur vetë Majku përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka zbuluar edhe titullin e këngës.

“Chicita. Sonte në ora 18:00”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale këngëtari, i cili në realitet quhet Kastriot Rexha.


TË NGJASHME