HomeShowbiz

Majk rrëfen gjendjen shëndetësore, pas aksidentit rrugor

Qarkulloi me shpejtësi lajmi se Majk, reperi i njohur i Babastars, është përfshirë nga një aksident rrugor, i cili, për fat të mirë, ka kaluar pa dëme të mëdha.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, por reperi e ka konfirmuar lajmin.

Ngjarja ka kaluar pa dëme, siç ka vënë në dukje këngëtari dhe ai është në gjendje të mirë shëndetësore: “Jam mirë. Aksident i vogël ka qenë, pa lëndime”,- ka thënë reperi pa dashur që të japë më shumë detaje për aksidentin.

Megjithatë, siç mësohet, aksidenti ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë dhe ka përfshirë dy automjete. Sipas dëshmitarëve, një prej tyre ka qenë makina Porsche e këngëtarit. Mësohet se policia vijon të hetojë ngjarjen për të zbuluar shkaqet e aksidentit.


TË NGJASHME