HomePolitikë

Majko flet hapur në Kuvend

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar sot se ka ardhur koha për ndryshimin e Kushtetutës.

Ndryshim, që sipas tij, duhet të parashikojë edhe faktin se “kush braktis sistemin duhet të paguajë jo vetëm politikisht por dhe në sistemin legal”.

Majko theksoi se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti, ato të 13 tetorit, është në fakt legjitimin i zgjedhjeve të 30 qershorit.

Sipas tij, shumica qeverisëse është “e dënuar të zgjedhë kushtetutën para dëshirave politike”.

Rezoluta për negociatat, sipas Majkos, ka një “Paragraf të munguar se me cilën opozitë do të bëjë maxhoranca negociatën sot. Sot ka dy opozita që me nervozizëm e komplikojnë procesin, ajo në Kuvend  reagon me nervozizëm për negociatë me atë jashtë Kuvendit që dogji mandatet”- tha ai.

Thirrja per PD

“Politika është shfaqur si kosto e këtij qëllimi 30 vjecar, kush mendon se politika është për të fituar, kufizon veten nga frika e humbjes, PD duhet të kthehet në sistem, kjo fillon nga ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese, deri ne respektimin e vendimit fundor te saj. Ky proces do vazhdojë me reformën zgjedhore, kjo reformë ka të pashmangshme negociaten me opoziten ne Kuvend. Ne u detyrohemi pavaresisht rezervave tona këtyre burrave e grave që nuk beaktisën detyren kushtetuese per te qene ne Kuvend sot. Ka rëndësi për ndryshime cilësore në sistemin zgjedhor e duke mo su fokusuar vetëm në detaje teknike.”- tha Majko.

Vendimi per 30 qershorin 

Duke folur per 30 qershorin, Majko ka theksuar se “Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon rezultatin e 30 qershorit atëherë do shkohet në zgjedhje, të kesh frikë skenarët negativë është dramë personale. Ne PS pohinmi eshte cilesia me opzitive e historise se saj politike. Opozita duhet te ndertoje raportin e munguar me humbjen. Kjo mungese po e kthen ate ne krize te sistemit, PD duhet të kthejë kokën pas. Kujtesa eshte nje pasqyre qe ka nevoje te shikohet cilido kur humbet rrugen”.


TË NGJASHME