HomeSport

Majlinda Kelmendi mbyll karrierën sportive me Lojërat Olimpike

Majlinda Kelmendi është xhudistja e parë që arriti sukses historik për Kosovën në lojërat Olimpike në Brazil, 5 vite më parë ku fitoi medaljen e parë të artë. Por në një njoftim ajo ka lajmëruar se do tërhiqet nga sporti.

Me humbjen në Lojërat Olimpike të Tokio 2020, ajo tha se do të mbyllet edhe karriera e saj. Duke përmendur sukseset e arritura më parë, xhudistja shqiptare tha se do të vijojë të stërvisë të tjerë të rinj.

“Unë ndoshta këtë vit kam qenë në dyshime a të largohem apo të vazhdoj, për shkak të lëndimeve. Por në momentin e fundit kam vendosur për hatër të Tonit të vazhdoj, të garoj në Lojëra Olimpike. Fatkeqësisht nuk shkoi si duhet, nuk është se nuk isha në formë, por nuk ishte dita ime. Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot, tani është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit për të nxjerrë talente tjera nga Kosova”, ka thënë Kelmendi.


TË NGJASHME